Klubi i Interit është në bisedime të vazhdueshme me Alessandro Bastoni për të nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, raporton “Tuttomercatoweb”.

21-vjeçari ka zhvilluar disa ndeshje të mrekullueshme kur është thirrur nga trajneri i tij Antonio Conte, dhe tanimë është bërë pjesë e formacionit të parë në qendër të mbrojtjes përkrah De Vrij e Skriniar.

Spekulohet se “Nerazzurët” dëshirojnë që Bastoni të nënshkruajë për pesë vjetët e ardhshëm, me fillim 2021.