Klubi i futbollit Bayern Munich është duke negociuar me Interin për blerjen e futbollistit Ivan Perishiq pas një huazimi të suksesshëm.

Perishiq ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën gjermane që avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi gola në ndeshjet kundër Chelsea dhe Barcelona.

Ai po e kalon këtë sezon në formë huazimi nga Interi, pasi u transferua për pesë milionë euro, me mundësinë e blerjes së një kontrate për 20 milionë.

Ai afat ka kaluar, kështu që klubet tani janë duke negociuar një çmim midis 10 dhe 15 milionë euro për transferimin, njoftojnë mediat italiane.

Drejtori i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge kohët e fundit tha se do të donte që futbollisti kroat të qëndronte në klub, dhe se trajneri Hansi Flick pajtohet me këtë.

Tottenham dhe Leeds janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e 31-vjeçarit.

Perishiq luajti 33 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, shënoi tetë gola dhe pati 10 asistime.