Bayern Munich janë në bisedime me ekipin e Chelseat për të arritur një marrëveshje për transferimin e Callum Hudson-Odoit në formë huazimi sipas “Sky Sport Germany”.

Oferta e propozuar përfshin huazimin e lojtarit për të gjithë sezonin, me obligim për të drejt blerje në një marrëveshje permanente në verën e 2021.

“Sky Sport Germany” raporton se sulmuesi anësor i Anglisë për grup-moshat U21 mund ta kryejë transferimin tek “Bavarezët” para datës pesë tetor.

Bayerni kanë identifikuar Hudson-Odoin si lojtarë kyç gjatë afatit kalimtar të transfereve dimrin e kaluar, ku kanë bërë ofertë rreth 30 milionë euro për të, ofertë e cila ishte refuzuar menjëherë nga klubi i Chelseat.