Lojtari i Chelsea Callum Hudson-Odoi po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, raporton “Sky Sports”

Edhe gjiganti gjerman Bayern Munich ka rikthyer vëmendjen nga anësori 19-vjeçar, derisa Juventus dhe RB Leipzig janë po ashtu të interesuar.

Bayerni e sheh talentin e Chelseat si pasues ideal të kroatit Ivan Perishiq i cili është rikthyer tek Interi, pas huazimi njëvjeçar.