Xhiroja e dytë e Bundesligës gjermane nuk ishte aspak pozitive për skuadrën e Bayernit të Munihut pasi ata janë mposhtur me rezultat 4:1 të dielën.

Vendasit u treguan një skuadër tejet e motivuar për fitore që nga fillimi i ndeshjes dhe si rezultat edhe e gjetën golin e avantazhit pas vetëm 16 minutave lojë me golin e realizuar nga Ermin Bicakcic.

Epërsinë e vendasve e ngriti në minutën 24 Munas Dabbur, para se Joshua Kimich të ngushtonte epërsinë në minutën 36 me një gol shumë të bukur.

Por, pjesa e dytë sërish i takoi vendasve që realizuan edhe dy gola të tjerë përmes kroatit Andre Kremariq i cili fillimisht realizoi për 3:1 në minutën 77 dhe pastaj nga pika e bardhë për rezultatin final 4:1.

Kjo fitore e ngrit Hoffenihemin në vendin e parë me gjashtë pikë aq sa ka edhe Augsburg pas dy ndeshjeve./kp/