Gjiganti bavarez Bayern Munich ka konfirmuar blerjen e mbrojtësit të RB Leizpig, Dayot Upamecano, raporton “Bleacher Report”.

Mbrojtësi francez ka arritur marrëveshje personale me Bayernin dje dhe sot krerët e kampionëve gjerman e kanë konfirmuar edhe marrëveshjen me RB Leipzig.

Upamecano do t’i bashkohet Bayern-it menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, ku “Bavarezët” do të paguajnë dëmshpërblim prej 51 milionë eurosh.

Për mbrojtësin francez të interesuara kanë qenë edhe shumë skuadra evropiane, ndër to edhe gjigantët anglez, Liverpooli edhe Chelsea.