BE e përkushtuar për bashkëpunimin ndërkombëtar

BE e përkushtuar për bashkëpunimin ndërkombëtar

Komisioni Evropian ka miratuar një propozim për të hequr kufizimet në eksportet e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni sapo ka bërë një propozim për të modifikuar procedurën për marrjen e licencave të eksportit që i përshtaten nevojave tuaja, pasi zvogëlon gamën e licencave të kërkuara dhe në të njëjtën kohë e përjashton atë nga procedura e Ballkanit Perëndimor“, njoftuan nënkryetari i KE-së, Josep Borrell dhe komisionarët për Tregti dhe Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Phil Hogan dhe Oliver Varhely.

Në letrën drejtuar ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor thuhet se BE pret që të hiqen çdo kufizim në nivelin kombëtar në lidhje me eksportin e pajisjeve mbrojtëse personale nga Ballkani Perëndimor në BE.

Tutje në letër thuhet se BE është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të vazhduar të ndihmojë vendet më të rrezikuara në botë, veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, si partnerët e tyre më të ngushtë.

Ne sinqerisht shpresojmë që ju të vlerësoni vëmendjen e veçantë, të cilën Bashkimi Evropian ia përkushton mbështetjes për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19. Përveç ndihmës financiare të dhënë në përgjigje të krizës, BE tashmë ka ndërmarrë hapa për t’ju ndihmuar në rritjen e prodhimit vetanak të pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore“, tha BE.