Pas tre vjetësh bisedimesh të vështira, Bashkimi Evropian miratoi sot një reformë kryesore për transportin rrugor, që synon përmirësimin e kushteve të punës së shoferëve dhe shmangien e shtrembërimeve të konkurrencës.

Reforma ka të bëjë me kohën e udhëtimit dhe pushimit të shoferëve, si edhe një kufizim të rrugëve pranë detit, domethënë me operacionet që kryen një transportues në vendin ku ka mbërritur për shpërndarje ndërkombëtare.

E propozuar nga Komisioni Europian në maj 2017, miratimi i saj ka qenë një betejë midis vendeve perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë dhe nëntë vendeve të tjera, ku bën pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Polonia. /ATSH-AFP