Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Berger-Kurtit: Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit

1 min read

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Sekretari Berger i shprehu kryeministrit ngushëllime për aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë. Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.

Në komunikatë bëhet e ditur se “rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani. Sekretari Berger e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues”.

Ai tha se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar. U diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media