Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), Eset Berisha njoftoi se sot dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kallëzimin penal e dorëzoi për shkak të shkarkimit nga posti i drejtorit të AAC-së, pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative), me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendës kryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative) me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës,ndaj ish zëvendës kryeministrit Abazi, edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar (“arsyetimit”) me përmbajtje të rrejshme dhe me manipulim të provave në të gjitha pikat e arsyetimit të tij 14 faqësh të vendimit, mes tjerash me fshehje të:

– Raportit të auditimit të brendshëm nga ministria e financave;
– Raportit të Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil;
– Vendimeve gjyqesore
– Shkresave tjera zyrtare“, shroi ndër të tjera Berisha.

Berisha njoftoi se ndaj ish kryeministrit Kurti dorëzoi edhe një padi tjetër.

“Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme”, shkroi Berisha në Facebook. /21Media