Kandidati demokrat, Joe Biden, është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve. Në një fjalim të shkurtër në shtetin e Delauer, Biden tha se kishte besim që në fund do të dilte fitimtar.

“E dinim që do të ishte rrugë e gjatë, ndoshta do të zgjasë më shumë. Por ndihemi mirë. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet. Duhet të jemi të duruar deri sa të numërohet çdo votë. Por ndihemi mirë, besojmë se kemi fituar Arizonën, dhe Minesotën, dhe jemi ende në lojë në Xheorxhia. Kemi ndjesi të mirë për Usikonsin dhe Miçigan. Edhe pse do të duhet kohë për të numëruar votat, do të fitojmë në Pensilvenia. Mund të duhet më shumë kohë. Nuk më takon mua, dhe as Donald Trump-it të thonë kush i fitoi këto zgjedhje, kjo i takon popullit amerikan”, tha Biden.

Edhe pse tashmë e ka fituar Arizonën, Biden është ende mbrapa në shtetet e “murit blu”, Miçigan, Usikonsin dhe Penslivania, diçka që me sa duket, ai dhe skuadra e tij, besojnë se do të arrijnë t’i fitojnë.