Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka vendosur një qëllim prej 100 milionë vaksinash Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë.

Ai tha se muajt e tij të parë në detyrë nuk do t’i jep fund shpërthimit, por do të ndryshojë kursin e Covid-19.

Duke prezantuar ekipin e tij shëndetësor për kur ai merr detyrën më 20 janar, ai u bëri thirrje amerikanëve të “të mbajnë maska për 100 ditë”, transmeton portali rtv21.tv.

Të martën, një raport hapi rrugën që një vaksinë Pfizer/BioNTech të miratohet dhe të përhapet për amerikanët.

Ndërkohë presidenti, Donald Trump ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë të programit të tij të vaksinimit Covid të quajtur “Operation Warp Speed” dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.

Sipas hulumtimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA kanë regjistruar më shumë se 15 milionë raste të infektimit në pandemi deri më tani dhe 285 mijë raste të vdekjes./21Media