Një punëtor ndërtimi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi ka rënë nga kati i katërt i objektit të Kuvendit Komunal në Gjakovë, i cili është në ndërtim e sipër.

Rastin për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

“Një 26-vjeçar, punëtor në një kompani ndërtimesh, është rrëzuar prej katit të katërt, lartësia rreth 12 metra, në vendin e ashensorit. Ai fillimisht është trajtuar në QKMF Gjakovë, prej nga është transferuar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.