Kosova përfiton në procedurat e prokurimit

Kosova përfiton në procedurat e prokurimit

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, që e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.

Ministria e Financave ka njoftuar se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës./21Media