Blatter: FIFA duhet ta pezullojë Infantinon
31 Korrik 2020
Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Sepp Blatter tha se FIFA duhet ta pezullojë Gianni Infantino, njeriun e parë aktual të futbollit botëror.
“Situata është e qartë, FIFA duhet të pezullojë Infantino-n dhe të fillojë procedurat kundër tij,” tha Blatter për Reuters.
Zyra e prokurorit zviceran hapi procedurën penale kundër Infantino të enjten për vepra penale, pasi dyshohet se ai e ka penguar prokurorin zviceran Michel Lober të kryejë një hetim të drejtë për biznesin e dyshimtë të FIFA-s.
Infantino pasoi Blatter në krye të FIFA, i cili dha dorëheqjen në fund të vitit 2015 për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Blatter fillimisht u pezullua dhe më pas iu desh të jep dorëheqje për shkak të akuzave.