Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, po e vlerëson fillimin e Hakim Ziyech në karrierën e tij në Chelsea si “të jashtëzakonshëm” pas rolit kryesor të sulmuesit në fitoren 4-1 ndaj Sheffield United.

Golat nga Tammy Abraham, Ben Chilwell, Thiago Silva dhe Timo Werner i siguruan një fitore Chelseat duke i vendosur ata vetëm një pikë prapa udhëheqësve Southamptont dhe Liverpoolit.

Ziyech u përfshi në tre nga golat në “Stamford Bridge”, duke siguruar dy asistime dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Ish-lojtari i Ajaxit krijoi më shumë shanse se çdo lojtar në kampionat këtë sezon, dhe Lampard është veçanërisht i impresionuar me mënyrën se si ai është përshtatur duke qenë se sezoni 2019-20 Eredivisie u mbyll në prill.

“Ne kemi luajtur kundër [Ziyech] në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar – ai është një lojtar i klasit më të lartë,” tha Lampard për “Sky Sport”. “Ai të bën përshtypje edhe më shumë kur punon me të.”

“Liga holandeze përfundoi shumë kohë më parë dhe ai kishte një dëmtim kështu që ai ka qenë i jashtëzakonshëm me ne në këtë fillim të sezonit.”

“Ai do të jetë një lojtar i madh për ne. Kam nevojë për lojtarë që mund të hyjnë dhe të ngrenë nivelin. Kjo është e vështirë, mesfusha ishte e shkëlqyeshme”, shtoi Lampard.