"Unë hyra në garë tre muaj më parë për të mposhtur Trump"

“Unë hyra në garë tre muaj më parë për të mposhtur Trump”

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Blumberg është larguar sot nga gara për kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së pasi shënoi rezultate të dobëta në “Super të martën” dhe tha se do të mbështeste ish-presidentin Joe Biden.

“Unë hyra në garë tre muaj më parë për të mposhtur Trump. Unë po e lë garën sot për të njëjtën arsye“, shkroi ndër tjera Blumberg në Twitter.

Ai vuri në dukje se gjithmonë ka besuar se fitorja kundër Trump fillon me bashkimin pas kandidatit që ka më shumë shanse. Blumberg harxhoi më shumë se gjysmë miliard dollarë në fushatën e nominimit demokratik.