​Borrell uron Begajn: Mandati juaj fillon në një moment historik për Shqipërinë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka uruar Bajram Begajn pas betimit si president i ri i Shqipërisë.

Në një postim në Twitter Borrell ka shkruar se mandati i Begajt vjen në një moment historik kur Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Urime Bajram Begajt për betimin si president i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi Së bashku më të fortë”, ka shkruar Borrell në twitter./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button