Futbollistët e Watford dhe Bournemouth u bashkuan me Norwich dhe u larguan nga Premier Liga angleze.

Bournemouth dhe Watford patën një shans për të mbijetuar në shoqërinë elitare para fillimit të këtij raundi, por atyre iu duhej Aston Villa të pësojë humbje për diçka të tillë.

Në vend të kësaj, Villa luajti baras me West Ham, i cili kohët e fundit dhe në mënyrë matematike arriti të mbijetojë në Premier Ligë.

Bournemouth mposhti Everton në raundin 38 në “Goodison Park” me 2:1, por doli të ishte një “fitore e kotë”, pasi ra nga liga.

Golat për Bournemouth i shënuan King ‘13p, Solanke ‘45+1, Stanislas’ 80, ndërsa Kean shënoi për vendësit në minutën 41.

Ndërsa Watford u mposht si mysafir nga Arsenali me 3:2. Golat për Arsenalin i shënuan Obameyang ‘5p, ‘33, Tierney ‘24, ndërsa për Watford autor të golave ishin Deeney ‘45p dhe Welbeck ‘66.