Gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-Covid-19 janë shqiptuar 751 gjoba.

Kjo është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1138 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërsa janë arrestuar 34 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.