Çitaku dhe Sahatqija falënderojnë Britaninë e Madhe

Çitaku dhe Sahatqija falënderojnë Britaninë e Madhe

Britania e Madhe e cila nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka hequr nga agjenda raportimin tremujorësh të UNMIK- ut për Kosovën.

Lidhur me këtë Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku është shprehur falënderuese për gjithë diplomacinë britanike.

“Një falenderim shumë i madh për Britaninë e Madh për heqjen
e Raportit të UNMIK-ut për Kosovën për

Ne kemi deklaruar disa herë se nuk ka kuptim të ketë debate rreth Kosovës çdo tre muaj në Këshillin e Sigurimit.

Kosova ka disa çështje, pa dyshim për këtë, por OKB nuk është vendi për të diskutuar rreth tyre, sigurisht jo aq shpesh.”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Në anën tjetër edhe Konsullja e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatqija e ka quajtur si fitore të madhe këtë vendim të OKB si dhe është shprehur falënderuese ndaj Britanisë së Madhe ·

“Agjenda e muajit Gusht e Keshllit te Sigurimit nen udheheqjen e Britanise

Raportimi i UNMIKut eshte heqe nga agjenda me c’rast eshte thyer rregulli i raportimit te rregullt 3 mujor

Shume falenderime per qendrueshmerine dhe principilitetin e Amb Karen Pierce dhe gjithe diplomacine Britanike se bashku me Amb.Nikki Haley Misionet mike te SHBA, Amb.Delattre te Frances dhe te gjithe te tjereve

Kjo paraqet nje hap shume te rendesishem ne raport me Kosoven dhe mundesine e ndryshimeve pozitive ne UN.

Eshte nje fitore e madhe per te cilen kemi punuar se bashku shume kohe
Urime!”, ka shkruar Sahatqija./21Media