Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Broja i jep fitoren e madhe Shqipërisë, kjo është renditja në grupin I

1 min read

 

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja kishte parashikuar që skuadra e tij të marr së paku një pikë në sfidën me Hungarinë, por i rrëmbyen që të tri pikët në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Puskas Arena” në Budapest.

Kjo fitore shumë e madhe i arrit duke iu falënderuar sulmuesit të ri Armando Broja i cili e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhjetë minuta para fundit të takimit pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 66 duke e zëvendësuar Myrto Uzunin.

Kjo fitore e bënë Shqipërinë që të vazhdojë të shpresojë në një kualifikim për në Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në “Katar”.

Në grupin I kryeson Anglia me 19 pikë, e dyta është Shqipëria me 15, pastaj Polonia me 14, Hungaria me 10, Andorra me tri dhe San Marino me zero pikë.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon më 12 tetor ndaj Polonisë në Shqipëri.