Bundesliga gjermane rikthehet sot me këto ndeshje
16 Dhjetor 2020
Bundesliga gjermane do të rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të javës së 12.
Dy sfidat më interesante janë Bayern Munich-Wolfsburg dhe Hoffenheim-RB Leipzig.
Pas 11 xhirosh, Bayern ka regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, duke arkëtuar kështu gjithsej 24 pikë në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Wolfsburg gjendet në pozitën e pestë me 21 pikë, nga pesë fitore dhe gjashtë barazime.
RB Leipzig hyn në ndeshjen kundër Hoffenheim në pozitën e tretë, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, duke arkëtuar kështu 24 pikë, ndërsa Hoffenheim pozicionohet në pozitën 12, ku kanë regjistruar nga tri fitore e tri barazime dhe pesë humbje, duke mbledhur vetëm 12 pikë.
Programi i plotë i ndeshjeve:
18:30 Schalke 04 (pozita 20) – Freiburg ( pozita 14) (Stadiumi VELTINS-Arena)
20:30 Arminia Bielefeld (16) – Augsburg (11) (Stadiumi Bielefelder Alm)
20:30 Bayern Munich (2) – Wolfsburg (5) (Stadiumi Allianz Arena)
20:30 FC Koln (15) – Bayer Leverkusen (1) (Stadiumi RheinEnergieSTADION)
20:30 Hoffenheim (12) – RB Leipzig (3) (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena).