Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa përballje tejet interesante në kuadër të xhiros së 30.

Në programin e sotëm do të kemi dy derbi që do të zhvillohen, ku RB Leipzig është mysafirë i Koln, dhe Bayern Munich pret në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusenit.

Pas 30 ndeshjeve, tabelën e kryeson Bayerni me 68 pikë, dy më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu. Kurse, top 4 e mbyllin Wolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti, respektivisht Wolfsburgu në vend të tretë me 54 pikë, dhe Frankfurti në vend të katërt me 53 pikë.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Hertha Berlini me 26 pikë, skuadra e Kolnit në vend të 17 me 23 pikë, dhe në vend të fundit është Schalke me vetëm 13 pikë.

Programi i ndeshjeve të Bundesligës gjermane për sot vijon si më poshtë:

18:30 FC Koln (17) – RB Leipzig (2) (Stadiumi RheinEnergie)

20:30 Arminia Bielefeld (15) – Schalke 04 (18) (Stadiumi Bielefelder Alm)

20:30 Bayern Munich (1) – Bayer Leverkusen (6) (Stadiumi Allianz Arena)

20:30 Eintracht Frankfurt (4) – Augsburg (11) (Stadiumi Deutsche Bank Park).