Skuadra e Cadizit vazhdon të befasojë këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga. Sonte, kjo skuadër befasoi duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1.

Është interesant fakti që të tri golat e ndeshjes u realizuan nga lojtarët e Cadizit. Gimenez realizoi në minutën e tetë të ndeshjes për epërsinë e parë të vendasve.

Barcelona e barazoi rezultatin në minutën e 57’ pas një autogoli të Alcalas. Por, Cadizi reagoi sërisht dhe shënoi golin e fitores në minutën e 63’ dhe realizues ishte Negredo.

Ky është një tjetër rezultat zhgënjyes për Barcelonën e Ronald Koeman, që ka vetëm 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve, kurse Cadizi ka 18 pikë.