Ministri në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka bërë një apel shqiptarëve në Mal të Zi që masivisht të dalin në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, vëllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, ka shkruar Cakaj në një postim në Facebook.