Lega Serie ka publikuar programin e çerekfinaleve të Kupës së Italisë, në pritje të përfundimit të xhiros së 16 me ndeshjen e nesërme në mbrëmje midis Lazios dhe Parmas.

Fillon të martën më 26 janar me derbin e shumë pritur midis Interit dhe Milanit (ora 20:45), ndërsa ditën tjetër Atalanta do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Lazio – Parma (17.45) dhe Juventusit kundër Spalit.

Çerekfinalet do të përfundojnë të enjten 28 janar me takimin ndërmjet Napolit dhe Spezias, e caktuar për në orën 21:00.