Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka këshilluar ish-klubin e tij që të nënshkruaj me sulmuesin e Paris – Saint-Germain, Kylian Mbappe në verën e vitit 2021.

Mbappe futet në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez në fund të këtij edicioni dhe nëse nuk rinovohet kontrata, lojtari mund të filloj bisedimet me ndonjë klub tjetër mbi të ardhmen e tij.

21 vjeçari ka qenë i lidhur me Real Madridin që nga koha kur ishte te Monaco si 16 vjeçar, por ky interesim i freskua më shumë që prej momentit te largimit te Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu”

“Pas asnjë dyshim, Mbappe është lojtari më i dëshiruar nga të gjithë dhe do të ishte një lajm fantastik për ekipin tonë.”, tha Calderon.

“Ai është lojtar i cili që nga kur ishte i ri ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve dhe më e mira nga ai ende nuk ka ardhur. Ajo çfarë klubet e mëdha kanë nevojë është lojtarët më të mirë në organikën e tyre.”, deklaroi më tutje Calderon.