Ylli në rritje i Francës, Eduardo Camavinga thekson se ai ndihet i lumtur që ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Real Madridit duke qëndruar tek Rennes për edicionin garues 2020/21.

Camavinga ishte lidhur fuqishëm me një kalim tek kampionët e La Ligas, derisa edhe Paris-Saint – Germain është e interesuar për shërbimet e 17 vjeçarit.

Në një intervistë për “Telefoot”, Camavinga deklaroi: “Kur një klub i madh interesohet për ju, natyrisht se është diçka e mirë. Por nuk pendohem për vendimin tim. Vendimin për të qëndruar te Rennes e mora bashkë me familjen time. Sot jemi të lumtur për zgjedhjen që e kemi bërë.”

“Unë vetëm kam nevojë të fokusohem në futboll dhe të mos mendoj për ndonjë gjë tjetër rreth tij. Jeta është e bukur për momentin. Jeta është e bukur për momentin.”, theksoi në fund Camavinga.