Kupa “EFL” e njohur ndryshe edhe si “Carabao Cup” do të rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e martë.

Ndeshja hapëse e kësaj gare do t’i takojë Brentford dhe Newcastle, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Menjëherë pas kësaj përballjeje do të zhvillohet ndeshja mes dy gjigantëve anglez, Arsenal dhe Manchester City.

Të dy skuadrat nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku në këtë edicion pas gjashtë xhirove në të gjitha garat, skuadra e Pep Guardiolas ka regjistruar tri fitore dhe tri barazime, kurse tekniku i Arsenalit Mikel Arteta, pas gjashtë përballjeve ka dy fitore, një barazim dhe tre humbje.

18:30 Brentford – Newcastle (Stadiumi Brentford Community)

21:00 Arsenal – Manchester City (Stadiumi Emirates).