Futbollistët e Jose Mourinhos janë kualifikuar në xhiron e ardhshme të Carabao Cup, pas fitores emocionuese kundër Chelsea.

Tottenham dhe Chelsea në kohën e rregullt luajtën baras 1:1.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, më të vëmendshëm u treguan lojtarët e Tottenham duke arritur të mposhtin një kundërshtar të fortë sikurse është Chelsea.

Golat nga penalltia për Tottenham i shënuan Eric Dier, Erik Lamella, Pierre-Emile Hojbjerg, Lucas Moura, Harry Kane.

Tammy Abraham, Cesar Azpilicueta, Jorginho, Emerson shënuan për Chelsea. Mason Mount ekzekutoi penalltinë e pestë dhe të fundit për ‘blutë’, por ishte i pasaktë.

Ndeshja e karakterizua me tensione ndërmjet Jose Mourinhos dhe Frank Lampard, të cilët u grindën pas golit të parë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19-të përmes Werner dhe Eric Lamela barazoi në minutën 83.