Legjenda e “Të Kuqve” mendon që Liverpooli duhet të përforcojë më shumë repartin e sulmit.

Liverpooli duhet të transferojë një golashënues të mirë, gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, pasi që Origi nuk është në formën më të mirë, mendon kështu Jamie Carragher.

“Liverpool duhet gjithsesi të sjellë një golashënues në skuadër. Momentalisht, ata kanë vetëm dy sulmues, Salah dhe Mane, të tjerët rrallë që shënojnë. Loja e tyre bazohet vetëm tek ata dy”, tha Carragher për Sky Sports.

Kampioni anglez nuk ka pasur fat me lëndime këtë sezon, ku edhe në repartin e sulmit, i sapo transferuari Diogo Jota është ende i lënduar.

Jota pati një start të mirë të sezonit, ku në 17-të paraqitje, ka arritur të regjistroj nëntë gola për Liverpoolin.