Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka njoftuar se sot ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK.

Testet janë siguruar nga fondet e mekanizmit C19RM të Fondit Global, të zbatuara nga Programi i HIV-it në CDF.

Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19.

Testet janë të shpejta dhe shfrytëzojnë aparaturën GeneXpert të dhuruar për IKSHPK nga Granti i Fondit Global për Programin e Tuberkulozit, të menaxhuar nga CDF.

Me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës.