Futbollistët e Chelsea mposhtën sot Aston Vila 2:1 në raundin 30 të Premier Ligës angleze. Vila humbi ndeshjen e gjashtë me radhë, ndërsa Chelsea shënoi fitoren e dytë radhazi – me të njëjtin rezultat si më parë në ‘Stamford Bridge’.

“Të kaltrit” ishin më të mirë pas 45 minutave të para, me 76% posedim të topit, por rezultati ishte 1:0 për nikoqirët. Autor i golit ishte mbrojtësi Courtney House dy minuta para përfundimit të pjesë së parë.

Trajneri Frank Lampard në pjesën e dytë inkuadroi Christian Pulisic në minutën 55, në vend të Ruben Loftus-Cheek. I riu amerikan shënoi gol pesë minuta më vonë, pas asistimit nga Azpilicuta, dhe futbollisti spanjoll vetëm dy minuta më vonë asistoi Olivier Giroud, për golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë, ndërsa Aston Vila në pozitën e parafundit me 26 pikë, pesë më shumë se Norwich City në vendin e 20-të.