Skuadra londineze Chelsea thuhet se dëshiron që t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit veteran Thiago Silva edhe për një vit, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Silva u largua nga kampioni francez Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, dhe iu bashku Chelseat sezonin e kaluar, ku kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për një vit.

“Blutë” e Londrës pritet t’ia vazhdojnë kontratën brazilianit deri në qershor 2022, pasi Tuchel dhe krerët e Chelseat janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Pavarësisht lëndimeve të shpeshta, Silva këtë sezon pati 19 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar dy gola për skuadrën e Chelseat.