Chelsea do të ndeshet me Manchester United dhe Manchester City për shërbimet e Denis Zakarias, raporton gazeta gjermane “Bild”.

23-vjeçari ka qenë nën radarin e Chelseat për një kohë të gjatë pasi që ishte identifikuar nga përgjegjësit për transferime si një lojtar me shumë talent.

“Blutë” ishin të lidhur me një transferim të mundshëm të Zakarias këtë verë, vetëm që Frank Lampard në fund ta mohonte një kalim te “Stamford Bridge” pasi kishte shpenzuar rreth 250 milionë euro në merkato.

Zakaria, një mesfushor që luan rolin e shkatërruesit, ka bërë paraqitje fantastike me Borussia Monchengladbach dhe është në formacionin bazë të Kombëtares së Zvicrës.