Skuadra e trajnerit, Franck Lampard hap sonte sezonin e ri në Premierë Ligë me një ballafaqim me skuadrën e Brighton me fillim nga ora 21:15.

“Blutë” e Londrës e nisin me pritje të mëdha këtë edicion pasi kanë pasur një merkato tejet aktive duke transferuar lojtarë mjaft cilësorë pasi synimi i tyre do të jetë lufta për titull.

Me lojtarë si Thiago Silva, Timo Werner, Ben Chilwell, Hakim Ziyech dhe Kai Havertz të ardhur këtë verë, Chelsea shihet si një rival serioz për kampionatin.

Këto janë formacionet e mundshme për ndeshjen Brighton – Chelsea:

Brighton: Ryan; Veltman, White, Dunk, Burn; Propper, Bissouma; Gross, Lallana, Trossard; Maupay

Chelsea: Caballero; James, Zouma, Rudiger, Alonso; Kante, Jorginho; Havertz, Mount, Hudson-Odoi; Werner.