Chelsea ka shënuar një fitore bindëse ndaj Crystal Palace duke triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, e vlefshme për xhiron e katërt të Premier Ligës.

Të katër golat u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes sepse ajo e para nuk prodhoi lojë të mirë.

Ishte Ben Chilwell ai i cili në minutën e 50’ të ndeshjes realizoi golin e tij të parë në ndeshje si dhe të parin personal për skuadrën e Frank Lampard.

Kurt Zouma e dyfishoi epësinë e vendasve në minutën e 66’ dhe pasta të dy golat tjerë u realizuan nga mesfushori Jorginho në minutat 78’ dhe 82.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin anglez, Chelsea ka shtatë pikë të mbledhura dhe renditen në vendin e katërt në tabelë.