Raportet e fundit nga Anglia pretendojnë se skuadra e Chelseat nuk e ka humbur ende shpresën për të nënshkruar me lojtarin e West Ham United, Declan Rise.

Rice konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë të Anglisë pasi po shkëlqen me paraqitjet e tij në West Ham United në zemrën e mesfushës.

“Blutë” e Londrës e kërkuan lojtarin edhe gjatë afatit kalimtar veror, por dështuan të ofrojnë çmimin e kërkuar pasi nuk arritën t’i shesin lojtarët e tepërt të ekipit.

Tani, sipas “The Athletic”, trajneri Frank Lampard u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të provojnë blerjen e Rice ne afatin kalimtar të janarit pasi e sheh atë si tepër të nevojshëm për formacionin titullar.

Kujtojmë se Chelsea i shpenzoi 253 milionë funte verën e kaluar duke ofruar lojtarë si Kai Havertz, Timo Ëerner, Hakim Ziyech, Ben Chilëell dhe Edouard Mendy.