Trajneri i Chelseat Antonio Conte këmbëngul se Marcos Alonso mund ta kaloj gjithë sezonin pa pasur nevojë për një pushim

Trajneri i Chelseat Antonio Conte këmbëngul se Marcos Alonso mund ta kaloj gjithë sezonin pa pasur nevojë për një pushim

‘Blutë’ e Londrës po ‘luftojnë’ me Romën për blerjen e Emerson Palmieri si konkurrent për Alonso, por Conte këmbëngul se spanjolli mund të përballojë ngarkesën e punës deri në fund të këtij kampionati.

Tekniku italian mendon se spanjolli është ‘i gatshëm’ dhe i përshtatshëm për të luajtur çdo lojë deri në fund të sezonit.

“Nuk jam i shqetësuar”, tha Conte.

“Sezonin e kaluar u përballuam me këtë situatë në të njëjtën mënyrë. Nuk jam i shqetësuar, ai është i gatshëm të luajë dhe të luajë në çdo ndeshje”, theksoi strategu italian.