Trajneri i Interit Antonio Conte, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për derbin ndërmjet Interit dhe Milanit, i cili zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në “Giuseppe Meazza”.

Ai ka deklaruar se ballafaqimi me Milanin nuk do të jetë fare i lehtë për shkak se ata janë një ekip në rritje.

Ne provojmë të bëjmë mirë në çdo ndeshje, sepse çdo fitore i sjell tre pikë. Sigurisht se derbi sjell më shumë vështirësi sepse ne po përballemi me një skuadër e cila po bën shumë mirë. Ata e përfunduan sezonin e kaluar në një mënyrë shumë të mirë dhe e kanë nisur sezonin e ri me po të njëjtin ritëm. Ne duam të vazhdojmë në rrugën tonë qe e kemi nisur duke e ditur se nesër përballemi me një rival të fortë”, tha ai.

Çfarë pret nga ballafaqimi Hakimi-Hernandez?

Unë pres më shumë na të dy ekipet. Ata janë dy lojtarë të cilët i kontribuojnë rritjes së kualitetin të ekipeve respektive. Të dy janë të shpejtë dhe japin maksimumin në një ndeshje”, tha në fund Conte.