Philippe Coutinho ka folur pas qëndrimit tek Barcelona këtë verë pavarësisht spekulimeve se është afër një largimi të mundshëm.

Spekulimet ishin të mëdha këtë verë për Coutinhon ku flitej për një rikthim tek ish klubi i tij Liverpooli, por që pas rikthimit nga huazimi tek Bayerni, braziliani thuhet se ka fituar një shans të dytë në “Camp Nou” pavarësisht startit jo të mirë që kishte me Barcelonën.

“Jam duke kaluar një kohë shumë të mirë,” tha Coutinho për media pas fitores së Brazilit ndaj Bolivisë 5:0.

“Në këto sezone kam fituar shumë trofe personal dhe në aspektin kolektiv, që është gjëja më e rëndësishme që një futbollist profesionist mund të arrijë.

Jam rikthyer në Spanjë me shumë dëshirë dhe vullnet të mirë që gjërat të ecin ashtu siç duhet dhe të njëjtën gjë e dua për kombëtaren e Brazilit.

Çdo mundësi që e kam do e shfrytëzoj, dua të luaj sa më shumë ndeshje për Barcelonën dhe të jap më të mirën time që të kontribuoj për klubin dhe së bashku të fitojmë trofe,” tha ai.

Coutinho sezonin e kaluar ishte pjesë e Bayern Munich në formë huazimi ku u paraqit si lojtar i “Bavarezëve” në 38 ndeshje në të cilat arriti të ishte golashënues vetëm 11 herë.