Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19 dhe si rezultat nuk do të mund të luaj kundër Barcelonës në ndeshjen e nesërme, raporton “Sky Sport Italia”.

Portugezi ishte në izolim që nga 13 tetori kur rezultoi për herë të parë pozitiv, por shkoi për të luajtur me Kombëtaren e Portugalisë dhe pastaj i rikthye në Torino.

Ai nuk kishte simptoma dhe pritej që të luante ndaj Barcelonës, por sipas raporteve nga mediat italiane, ylli i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv në testet e realizuar gjatë ditës së sotme.