Daja: Edhe nesër do të derdhim djersë për ta arritur objektivin
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur sot në një konferencë për media para ndeshjes së kthimit kundër Shkupit në Ligën e Konferencës.
Ai ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht për t’iu qasur kësaj ndeshjeje në mënyrën e duhur dhe pa emocione.
Daja ka shtuar se në sfidën e nesërme nuk do të ketë favoritë dhe se lojtarët duhet të djersiten dhe të maksimumin për ta arritur objektivin për kualifikim në fazën e grupeve.
Ndeshja Ballkani-Shkupi do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.