Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Danimarkë-Belgjikë, formacionet zyrtare

1 min read

 

Danimarka do të përgatitet sot të vazhdojë “Euro 2020” në Grupin B, ku si vendëse do të takohet me Belgjikën në “Parken” të Kopenhagës.

Danezët e hapën Kampionatin Evropian me humbje 1:0 kundër Finlandës, ku Christian Eriksen pësoi vdekje klinike në fushë, ndërsa Belgjika hyn në këtë ndeshje pas fitores 3:0 kundër Rusisë.

Të dy kombëtaret janë përballur tetë herë mes vete, ku katër fitore ka Belgjika, krahas tre të Danimarkës, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.

Të dy kombëtaret do të kenë mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku te danezët nuk do të paraqitet Christian Eriksen, pas problemeve me zemrën, ndërsa Belgjika nuk mund të llogarisë në mbrojtësin e Leicester City, Timothy Castagne.

Formacionet:

Danimarka (4-3-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard, Maehle; Wass, Hojbjerg, Delaney; Poulsen, Damsgaard, Braithwaite

Belgjika (3-4-3): Courtois; Vertonghen, Denayer, Alderweireld; Hazard, Dendocker, Tielemans, Meunier; Carrasco, Lukaku, Mertens

18:00 Danimarka – Belgjika (Stadiumi Parken-Kopenhagë)