Sonte do të vazhdojë Liga e Kombeve me ndeshje shumë interesante, ku ndër to është edhe Kombëtarja e Kosovës kundër asaj të Greqisë.

Kjo përballje do të luhet në Athinë në stadiumin “Athens Olympic Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Për shkak të pademisë tifozët nuk janë të lejuar të udhëtojnë, gjë e cila ka bërë që tifozët e Kosovës “Dardanët” të shikojnë lojën në televizion.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, faqja zyrtare e “Dardanëve” kanë konfirmuar se do ketë grumbullim për ta shikuar këtë përballje së bashku.

Sonte nga ora 18:00 grumbullohemi të gjithë tifozët në Fanclub për të përcjellur së bashku ndeshjen kundër Greqisë”, njoftuan ata.