Kevin De Bruyne thotë se nuk i intereson fare që Manchester City nuk ia doli të transferojë yllin e Barcelonës Lionel Messi.

Argjentinasi muajin e kaluar kërkoi zyrtarisht largimin nga “Camp Nou” dhe City ishte përmendur si skuadra më favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, por në fund dështoi gjithçka sepse Messi vendosi t’i qëndrojë besnik klubit të tij.

Vërtet nuk më intereson. Me të vërtetë jo. Nëse do të vinte, do të na ndihmonte sepse për mua ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Por unë kurrë nuk shikoj se çfarë lojtarë vijnë ose çfarë ndodh me ata. Ju luani me lojtarët që i keni dhe mendoj se skuadra jonë është e fortë dhe meriton të respektohet“, u shpreh belgu për Daly Mail.