Skuadra italiane Inter, është e gatshme t’i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit Stefan De Vrij, raporton “FC Inter News”.

Pavarësisht spekulimeve të shumta që De Vrij është nën radarin e dy gjigantëve anglez, Liverpool dhe Manchester United, 28 vjeçari është i fokusuar vetëm tek Inter dhe ka shprehur dëshirën të qëndroj me klubin edhe për më shumë vite.

Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re pesë vjeçare De Vrij, dhe do shikojnë që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet me agjentët e mbrojtësit holandez.