Një person dje ka informuar policinë se janë dëmtuar katër varre të një fshati të komunës së Istogut.

Sipas dëshmitarit mashkull kosovar, varret dyshohet se janë dëmtuar nga një kompani e cila është duke punuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit të fshatit.

Policia e Kosovës njofton se rasti është duke u hetuar. /21Media