​Dëmtohet gypi, tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

 

Lagjja Hajvalia, Çagllavica dhe Veternik kanë mbetur pa ujë përshkak të dëmtimit të një gypi. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”.

“Dëmtohet gypi i ujit me diametër 250 mm, shkak vërshimet, disa zona pa ujë. Para pak çastesh , është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet. Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik”, thuhet në komunikatën për media.

Shkak i natyrës së dëmtimit sanimi i problemit nuk do të bëhet deri nesër në mëngjes.

“Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Back to top button